Shoferi i Shpend Ahmetit përmallohet për kryetarin e larguar (VIDEO)

Ekrem Pacolli është shoferi e roja i të gjithë kryetarëve të Komunës së Prishtinës që nga paslufta.

E të martën në një intervistë për Klan Kosovën ai tregoi se të qenit njeriu më i afërt i kryetarëve të Prishtinës është punë e vështirë dhe e lodhshme.

Ky tregoi se ka vështirësi jo të lehta duke marrë parasysh se qytetarët i afrohen për ta dashur e edhe sulmuar për punën që bën një kryetar komune.

Pacolli tha se puna e tij fillon në orën 6 e 30 të mëngjesit për të përfunduar në orët e vona të natës.