Besjana Kasami padyshim që tani mund ta ndryshoj pseudonimin e saj nga Big Mama në “Seksi mama”, kjo pasi këngëtarja ka pësuar një ndryshim drastik në pamjen e saj.
Artistja nga Maqedonia në një periudhë të shkurtër arriti forma perfekte duke mahnitur të gjithë me ndryshimin e saj.
Big Mama, është nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe kjo u vërtetua edhe në verën e këtij viti, ku ishte ndër më të kërkuarat në koncerte dhe festa familjare.
Besjana në të gjitha paraqitjet e saj u shfaq mjaft tërheqëse dhe e kuruar deri në detajin e fundit.
Veshjet e përzgjedhura me kujdes bënë që Bigi të fitojë vëmendje të madhe ku do ku ishte e pranishme.
Pasi që sezonin veror e mbylli me sukses, Bigi pritet të kthehet me emisionin e saj dhe me projekte të reja muzikore.
Më poshtë mund të shihni disa nga paraqitjet më të bukura të Big Mamës këtë verë:

















