Shkencëtarët gjejnë metoda sesi kulturat bujqësore të jenë më efikase duke e shfrytëzuar diellin

Shkencëtarët kanë bërë një përparim në një qasje gjenetike që përmirëson aftësinë e kulturave ushqimore për të shfrytëzuar diellin.

Studiuesit zhvilluan një mënyrë për ta bërë fotosintezën – procesi natyror që përdorin të gjitha bimët për të kthyer energjinë e dritës së diellit në ushqim – më efikas.

Ekipi hulumtues, i cili është i shpërndarë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, ndryshoi gjenetikisht bimët e sojës dhe arriti një rendiment 20% më të madh.

Ata shpresojnë se ky zbulim do të ndihmojë në zbutjen e mungesës së ushqimit.

Studiuesi kryesor Prof Stephen Long, një shkencëtar bujqësor me bazë në Universitetin e Illinois dhe Universitetin e Lancaster, tha se ky ishte “përparimi më i rëndësishëm” në të cilin ai ishte përfshirë gjatë karrierës së tij të gjatë.

“Ne kemi parë fotosintezën dhe pse ajo mund të jetë joefikase për 30 vjet,” tha ai për BBC News. “Kishte një skepticizëm të madh se ne mund ta përmirësonim atë, kështu që tregimi se ne mund ta bëjmë këtë ndryshon plotësisht terrenin dhe kontribuon jashtëzakonisht në aftësinë tonë për të rritur furnizimin global të ushqimit”