Shkarkohet shefi i zyrës së DFC në Serbi

Korporata Ndërkombëtare e Financave të Zhvillimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (DFC) ka shkarkuar Drejtorin e zyrës së saj rajonale për Ballkanin Perëndimor në Beograd, John Jovanovic.

Lajmin për shkarkimin e tij e ka bërë të ditur vetë Jovanovic, siç raportojnë mediat serbe.

“Ekziston një menaxhim i ri i zyrës në Uashington që do të vazhdojë të punojë në Ballkanin Perëndimor. Jam i nderuar që duke hapur një zyrë në Beograd, ne kemi vendosur bazat për një angazhim serioz ekonomik të SH.B.A.-së në Serbi dhe rajonin e Ballkani Perëndimor, ” tha Jovanoviç të martën, raporton Tanjug.

Ndryshe, Zyra e DFC në Beograd u krijua nga qeveria e SHBA’së në shtator, kur Jovanovic u emërua si drejtori i saj.