Shkarkohet bordi i Stacionit të Autobusëve

Komisioni i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike “Stacioni i Autobusëve”, ka marr vendim sot që të shkarkojë Bordin e kësaj ndërmarrjeje, dhe të caktojë anëtarët e rinj.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim për media nga komuna e Prishtinës.

Siç thuhet në njoftim, anëtarët e rinj të Bordit, janë: Faton Raçi, Anita Morina Saraqi, Afërdita Syla Ismaili, Fatmir Morina.

“Komisioni i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike “Stacioni i Autobusëve”, ka marr vendim sot që të shkarkojë Bordin e kësaj ndërmarrjeje, dhe të caktojë anëtarët e rinj, në mënyrë që të vazhdohet me reforma. Anëtarët e rinj të Bordit, janë: Faton Raçi, Anita Morina Saraqi, Afërdita Syla Ismaili, Fatmir Morina”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës