Shiu u dha fund ditëve të nxehta të verës

Sot si duket i erdhi fundi vapën afrikane, e cila ka mbizotëruar në vendin tonë gjatë korrikut dhe gjysmës së gushtit.

Reshjet e shiu e freskuan vendin nga i nxehti.

Për ndryshimin e temperaturave kishte paralajmëruar edhe eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

“Vendi është në ndikimin e fushës së lartë të shtypjes atmosferike e cila në ditët në vijim nuk do të jetë e qëndrueshme. Duke filluar nga e mërkura do të ketë përkeqësim të motit i cili do të përcillet me reshje shiu dhe deri në fund të javës temperatura do të zbresë për 10 gradë celsius”, ka thënë Tahirsylaj të hënën për Ballkani.info.

“Do të ketë shkarkime atmosferike dhe vende vende ka mundësi që të ketë edhe breshër. Meqenëse Kosova nuk ka sistem të mbrojtjes kundër breshrit dhe reve, është në mëshirën e perëndisë. Do të ketë erë nga ana e veriut dhe verilindjes dhe stuhi të furishme që më të theksuarat do të jenë në rrafshin e Dukagjinit”, kishte thënë Sylë Tahirsylaj.

loading…