Shitjet e smartfonëve dhe televizorëve Samsung drejt rënies

Samsung tha ditën e Mërkure se pret një rënie të fitimit për tre muorin e dytë të 2020-ës për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Virusi, i cili shkakton sëmundjen Covid-19, ka infektuar mëse 3.1 milionë njerëz në mbarë botën dhe vrarë 216 mijë.

Samsung paralajmëroi se shitjet dhe fitimet e kompanisë nga biznesi i smartfonëve dhe televizorëve do të biejnë ndjeshëm ndërsa nuk hodhi poshtë mundësinë e reduktimit të investimeve në teknologjinë 5G.

Por kompania nuk do të zmbrapset nga prezantimi i modeleve të reja të smartfonëve si Galaxy Fold 2 dhe Galaxy Note në gjysmën e dytë të 2020-ës.

Edhe kompani të tjera si Apple kanë bërë paralajmërime të ngjashme.

Situata duket ndryshe për biznesin e çipeve të Samsung për serverët dhe kompjuterët ndërsa njerëzit po punojnë nga shtëpia.

Konkretisht po shet më shumë se kurrë më parë çipe për kompanitë si Amazon. Microsoft dhe Google të cilët kanë qendra të dhënash.

Për tre muajt e parë të 2020-ës Samsung raportoi 5.3 miliardë dollarë fitim.