Shikojeni golin e bukur të Behramit ndaj Cagliarit
Udinese shënoi fitore 2-0 ndaj Cagliarit të shtunën në kuadër të xhiros së 19-të në Serie A.
Njërin prej golave e shënoi mesfushori me origjinë nga Kosova, Valon Behrami.
Behrami goditi topin nga distanca për ta dërguar atë me lehtësi në rrjetë në minutën e 57’.
Skuadra e Behramit, aktualisht është në pozitën e 15-të me 18 pikë, kurse Cagliari në vendin e 13-të me 20 pikë.
33-vjeçari në këtë stinor me Udinesen ka 14 paraqitje, ku ka vetëm një gol.