Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe bore.
Në njoftimin e IHMK-së thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen ndërmjet 3-4 gradë Celsius.
Njoftimi i plotë:
Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen ndërmjet 3-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.







