Shi, bubullima e intervale me diell – parashikimi i motit për sot

Të reshura shiu kalojnë mbi vend nga mesdita e ditës së mërkurë, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullima.

Deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Nuk do të mungojnë edhe intervale me diell.

Temperaturat minimale zbresin në 7C e 9C, e ato maksimale ditën shkojnë deri në 14C e 15C, njofton Prishtina Weather.

Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell do të ketë ditën e enjtë dhe të premtë. Të enjten me mundësi për reshje lokale shiu.

Intervale më të gjata me diell parashihen ditëve të fundjavës. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 5C e 7C, e ato maksimale në rritje nga 14C e 15C deri në 18C ditën e diel.