Duke u bazuar në Google Erath, sirenat ekzistojnë me të vërtetë.

Një përdorues i Google Earth ndau një fotografi të një krijese që mendon se është një sirenë.

Ai deklaron që ka bërë një zbulim shokues të një krijese që u shfaq në Antarktik duke thënë që ajo ishte një sirenë apo një krijesë në dukje të sirenës që ishte ngrirë në akull.

Ai tha se kishte gjetur shumë gjëra të ndryshme në Antarktik që duken si të jenë krijesa të detit. Dhe pas zbulimit të fundit ai thotë se është e vështirë që të vërtetohet se a është apo jo një sirenë, kjo sepse akulli dhe bora nuk mund të lejojnë që të japë një shpjegim më të saktë.

“Kemi një formë të bukur këtu, shikoni bishtin, duket tamam si një sirenë dhe pjesa e ndarë tek koka, shpjegon saktë pjesën e qafës që bënë lidhjen e trupit dhe kokës”, thotë përdoruesi i Google Earth.

Akoma nuk ka ndonjë vërtetim të saktë në lidhje më këtë krijesë që supozohet të jetë një sirenë, personi i cili thotë që pa “sirenën” akoma po merret me vërtetimin e këtij supozimi.