Shërohet nga koronavirusi ish- deputetja e PDK-së

Ish- deputetja e PDK-së, Ariana Musliu- Shoshi, është shëruar nga virusi Covid-19 pas dy javësh izolim.

Musliu- Shoshi përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se pas ri-testimit ka dalë negativ me Covid-19, gjersa ka falenderuar stafin shëndetësor për ndihmën profesionale dhe të tjerët që janë kujdesur për të, shkruan Ballkani.info.

Ish- deputetja e PDK-së ka ftuar qytetarët të jenë të kujdesshëm, të mbajnë maskat, distancën sociale dhe higjienën personale.

Postimi i plotë:

Pas qëndrimit në izolim për një periudhë dy javore, jam ri-testuar dhe kam rezultuar NEGATIV në Covid-19 dhe tashmë jam e shëruar plotësisht.

Falënderim të veçantë për stafin shëndetësor për ndihmën profesionale dhe për të gjithë që jeni kujdesur për mua në mënyra të ndryshme gjatë këtyre javëve.

Shërim të shpejtë të gjithë të infektuarve të tjerë. Qytetarët i ftoj që të jenë maksimalisht të kujdesshëm, të mbajnë maskat, distancën sociale dhe higjienën personale.

Me respekt,

Ariana