Shërimi i ngadalshëm i negativitetit

Shkrimi i Albina Hysenit, pa ndërhyrje:

Mendimet pozitive dhe negative në jetën e njeriut në përgjithësi si dhe në atë se çfarë vendosë të besosh si në aspekte të mira dhe të këqija në vazhdimësi të jetës, them se duhet të mirren me të mirë dhe qetësi, kjo duke mos u trishtua, duke u thelluar më shumë dhe duke mos u mjaftuar vetëm me siperfqasoren, pasi që kjo në thelb ka në vete një pozitivitet dhe besim të duhur që njeriu të ketë një jetë të qetë dhe më të lumtur.

Në anën tjetër ndodhin disa momente gjatë jetës së njeriut ku mendimi negativ dhe besimi jo i duhur që automatikisht shkakton mosvetëbesim dhe në maksimumin për gjërat që në shumicën e rasteve të funksionojnë dhe nuk bëhet e gjitha kjo për shkak se ka raste kur një pjesë tjetër e njerëzve mund të përdorin dhe ‘luajnë’ në mënyra të ndryshme me ndjenjat e tjetrit, edhe pse po këta njerëz zakonisht janë humbës pikërisht sepse nuk kanë besimin e duhur dhe shfaqin negativitet.

Në anën tjetër, ata qe e mbajnë pozitivitetin me bindje e besim të duhur janë të fituarit ne çdo fushë të jetës së tyre, pasi që lirohen nga mendimet dhe besimet negative dhe në këso raste të tilla buzeqeshin sepse zgjedhjet që kanë bërë, janë të duhurat.

Them kështu sepse po të rrije me ritualin e njejtë të të menduarit negativisht, pavarësisht se në çfarë situate kohore ndodhesh, ndjehesh edhe me kot të përpiqesh kur nuk funksionon.

Andaj së pari duaje veten tënde!

Gjithçka nga kjo që duhet të kuptohet më sipër është kryesisht normale, i ndodhë kujtdo pavarësisht problemeve apo sfidave që vetë jeta na i servon, por e rëndesishme është që nuk duhet pranohet nga vetvetja fillimisht.

Pra të punohet me vetveten së pari që mos të shfaqet asnjë lloj depresioni si përshembull (ta lësh dikë të largohet në momentin që nuk do të rri pranë teje, sesa ta mbash atë me detyrim pranë). Them kështu si një analizë të thjeshtë se ditë të tëra kalojnë dhe në fund asgjë nuk ndryshon, mbetesh sikur gjithë kohës po njësoj, pa asnjë lloj përmirësimi e cila tregon një shfaqje negative të të menduarit dhe zgjedhje e besimit se për çfarë vendosë të veprosh.

Për ta tejkaluar në mënyrë të mirë dhe pozitive me besimin e duhur, është koha që i jep vetes, është koha që kalon dhe jep efektin më të mirë të mundshëm sidomos ta kalosh atë se çfarë të ka ndodhur.

Nganjëherë për të qenë të lumtur duhet të largohemi nga disa njerëz. Në fakt, ka momente kur evitimi i disa personave është bazik për të pasur një shëndet të mirë mendor, pasi ato mund të na ndalojnë të ecim përpara dhe të shpalosim gjith potencialin tonë. Në momentin që e kuptojmë se po ushqejmë marrëdhënie toksike, në të cilat mund të jemi ne viktimat, largimi nga këto marrëdhënie është hapi më i rëndësishëm për të qenë të lumtur.

1.KRITIKAT E TEPËRTA: Kur shohim qartë se kritikat e tepërta nuk na përmirësojnë nga vetja jonë, pra na bëjnë të ndjehemi inferior, duhet injoruar që mos të lejohet të tjerët të gjykojnë, pa e vendosur edhe ata veten e tyre në vendin tend, që kritika e tyre te mos të të dëmtoj.

2.VEPRIMET E LIGA: Kur një person sillet keq në aspekte të ndryshme, mos lejo që sjellja e tij/saj ta ndryshojë ekuilibrin tënd psikologjik dhe besimin gjithashtu në mënyrë që veprimet e liga mos të arrijnë objektivat që synojnë, pra varet shumë nga besimi se çfarë ti lejon të të dëmtojë dhe nëse arrin të dallosh një veprim të keq, rimendoje edhe një herë dhe vazhdo me jetën tënde përpara.

3.MANIPULIMET: Ka disa raste kur tentojnë të kontrollojnë gjithçka që ju duhet përmes manipulimit, e rëndësishme është që të jesh i/e vetëdijshëm, që të dish se si t’i evitosh këto manipulime, kur dikush përpiqet të përfitojë diçka nga ju, andaj të mësosh të injorosh kur duhet është një proces që kërkon shumë përgatitje dhe një ndryshim total te sjelljes. Të injorosh në këso rastesh, nuk do të thotë të mbyllesh në vetvete, përkundrazi do të thotë të hapesh totalisht me botën.

Shkroi: Albina Hyseni – Studiuese e Administratës Publike, Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Studimeve Evropiane. /Ballkani.info

loading…