Sherifi-LDK-së: Nëse keni marrë ofertë është e rrejshme

Debati për projektligjin për automjete ka kaluar në akuza në mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se arsyeja pse nuk po votojnë këtë projektligj është mundësia që iu është dhënë një kompanie për monopolin në homologim.Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Billall Sherifi, duke komentuar monopolet në homologim, tha se kjo çështje është shndërruar në përplasje elektorale, edhe pse zgjedhjet nuk janë afër.

“Mos të fillojmë me përplasje elektorali sepse edhe nëse keni marrë ofertë, dine që janë të rrejshme ato”, ka thënë ai.

Atij iu ka kundërpërgjigjur deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami se mos të manipulojnë me opinionin.Projektligji iu është kthyer komisionit. Ndërsa, nuk ka kaluar as projektligji për miniera dhe minerale, për shkak të mungesës së kuorumit.