Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë kalcium

Kalciumi është mineral esencial i cili më së shumti njihet për rëndësinë e tij në forcimin e eshtrave. Trupat tanë gjithashtu kanë nevojë të stabilizojnë presionin e gjakut, të rregullojnë sekrecione hormonale dhe të kryejnë sinjalet nervore si duhet.

Kur nuk keni mjaftueshëm kalcium, ju mund të vuani nga ”mungesë kalciumi”, kjo e cila identifikohet përmes disa simptomave, transmeton Ballkani.info

-Lëkurë e thatë

-Lodhje

-Depresion

-Pagjumësi

-Sëmureni shpesh

-Thyerje e thonjëve

-Gëlltitni vështirë

-Keni dhimbje të dhëmbit

-Dhimbje muskulore

Si të trajtoni mungesën e kalciumit?

Çdo person i rritur duhet të konsumojë rreth 1000 mg kalcium në ditë. Në vend të përdorimit të kalciumit, ju duhet të shtoni ushqimit tuaj edhe zarzavate me gjethe të errëta, si brokoli, lakër jeshile, zarzavate, peshq, qumësht, djathë etj.

Gjithashtu, në mënyrë që t’i ndihmoni absorbimit më të mirë të kalciumit, ju duhet të rritni përdorimin e vitaminës D. /Ballkani.info/