Policia e Kosovës

Shembja e dheut në Prishtinë, policia jep detaje

Një shembje e dheut ka ndodhur sot në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se nuk ka të lënduar nga shembja e dheut.

“Rreth orës 12:00 është raportuar për shembje dheu në një vend punishte në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar përveç dëmeve materiale përfshirë këtu edhe një veturë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë rastin i cili është cilësuar si shkatim i rrezikut të përgjithshëm./Ballkani.info/

Lexo edhe: