Në prag të zgjedhjeve, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ruzhdi Shehu, ka mbajtur tubimin përmbyllës në Junik, ku, sipas tij, morën pjesë mbi 1,000 qytetarë.
Shehu është shprehur mirënjohës për përkrahjen e madhe të bashkëqytetarëve, duke theksuar se besimi i tyre është rezultat i punës së ndershme dhe përkushtimit të vazhdueshëm.
“Krejt Juniku voton 113. Me zemër plot e them që puna e ndershme shpërblehet me më shumë besim dhe përkrahje. Junikasit janë shembulli më i mirë për këtë fakt. Faleminderit nga zemra të gjithëve. Shihemi nesër në festën e fitores. Vazhdojmë +4,” – ka shkruar Shehu në një postim në rrjete sociale.
Tubimi i LDK-së në Junik u cilësua nga organizatorët si një ndër më të mëdhenjtë të mbajtur në komunë gjatë fushatës, me moton “Juniku përtej” dhe numrin simbolik të subjektit politik, #LDK113.







