Shehu ka prezantuar programin e tij konkret për disa lagje të Junikut

Ruzhdi Shehu, kandidati për kryetar të komunës së Junikut nga radhët e LDK-së përmes një postimi në facebook njoftoi se sot ka vizituar disa lagje të kësaj komune dhe aty ka prezantuar programin e tij konkret për ato lagje.

Në këto vizita ishte së bashku me antarët e kuvendit komunal.

“Së bashku me kandidatët për anëtarë të kuvendit komunal, sot kemi vizituar lagjet Gacafer, Tofaj, Makaj, Zekaj dhe Qestaj në Junik. Me këtë rast kemi takuar pothuajse çdo familje në këto lagje si dhe kemi shpërndarë programin tonë qeverisës i cili ka përfshirë projektet konkrete edhe për këto lagje të Junikut”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: