Shefi i stafit të Presidentes reagon pas raportimeve se serbët i janë bashkuar rusëve në pushtimin e Ukrainës

Shefi i stafit në kabinetin e presidentes së vendit, Blerim Vela, ka reaguar pas raportimeve se Rusia po merr luftëtarë nga Siria, Serbia dhe Artsakh për të rimbushur trupat e agresionit rus kundër Ukrainës.

Referuar këtij raportimi, Vela tha se Serbia nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga luftërat ka zhvilluar në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë.

“A do t’i ndalojë Vuçiqi njësitë paraushtarake nga Serbia që t’i bashkohen pushtimit rus kundër Ukrainës?”, pyet Vela.

“Serbia nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga luftërat që ka kryer në vitet 1990”, shtoi ai përmes një cicërime të lëshuar në Twitter.