Shefi i NATO-s

Shefi i NATO-s sot në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Në orën 15:30, Stoltenberg do të pritet nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas takimit, do të ketë edhe konferencë për media.

“Mediat fillimisht do të marrin pamje nga takimi, ndërkaq më pas Presidentja Osmani dhe Sekretari Stoltenberg do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Pos Kosovës Stoltenberg do ta vizitojë edhe Serbinë. Këto vizita vijnë pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës, ku kulmi ishte sulmi terrorist i 24 shtatorit.