SHBA-ja në bisedime me talebanët për lehtësimin e evakuimit

Pentagoni ka njoftuar se oficerët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara po zhvillojnë bisedime me komandantët talebanë në Afganistan për lehtësimin e hyrjes së amerikanëve dhe afganëve në aeroportin e Kabulit, me qëllim të evakuimit.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se bisedimet janë përqendruar në orën policore dhe pikëkontrollet e vendosura nga talebanët, të cilat po e kufizojnë numrin e njerëzve që mund t’u qasen pikave amerikane të evakuimit në aeroport. Ndërkaq në përpjekjen për formimin e një qeverie, liderët talebanë janë takuar gjatë së mërkurës me ish-presidentin afgan, Hamid Karzai. Në takim, Karazi ishte shoqëruar nga i dërguari kryesor i Qeverisës së dikurshme për Paqe, Abdullah Abdullah. Takimi përbën shenjën e parë të angazhimit midis talebanëve dhe Qeverisë së rrëzuar që nga rënia e Kabulit, të dielën e kaluar.