Kundër Cityt

Shaqiri: Ndeshje e madhe na pret sonte

Kanë mbetur më pak se dy orë deri të fillimi i derbit të madh në Angli, i cili edhe mund ta përcaktojë për sivjet titullin e kampionët. Për këtë Shaqiri ka reaguar në rrjetet sociale

Gjithçka është gati sonte për ndeshjen në Etihad Stadium në mes të Manchester Cityt dhe Liverpoolit, e gati është edhe Shaqiri.

Mesfushori kosovar ka postuar një fotografi në rrjetet sociale ku duket se mezi pret që të luaj në këtë ndeshje të cilën ai e ka konsideruar si ndeshje të madhe.

“Ndeshje e madhe sonte”, ka shkruar Shaqiri në rrjetet sociale.

Ndryshe, Liverpool luan sot ndeshjen kundër kampionit aktual Manchester City. Një humbje do të bënte që djemtë e Guardiolës ti ofrohen atyre në katër pikë, andaj fitorja sonte është esenciale për skuadrën e Aro Muriq.

Në anën tjetër Liverpoolit i konvenon edhe barazimi por fitorja do ta largonte atë 10 pikë nga Manchester City dhe nëntë nga Tottenhami që për momentin është në vendin e dytë.