Shaqir Totaj: Të bashkuar për Prizrenin që duam

Komisioni Qendror Zgjedhor sot zyrtarisht ka certifikuar Shaqir Totajn si Kryetar të Komunës së Prizrenit.

Pas kësaj, Totaj ka falënderuar të gjithë qytetarët për një process korrekt, për besimin e dhënë e mbi të gjitha që përqafuan ndryshimin, si akt mëse i nevojshëm për qytetin tonë.

Totaj tha se tash është koha për punë e vision për Prizrenin e të ardhshmes dhe përmirësim të jetës së qytetarëve, pa dallime.

Postimi i plotë:

Sot, edhe zyrtarisht, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve më ka certifikuar si Kryetar të ri të Prizrenit.
Me këtë hap, u konfirmua edhe një herë fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës, se zgjedhjet e 14 nëntorit në komunën tonë ishin demokratike dhe zbatim i vullnetit të qytetarëve të Prizrenit.
Falënderoj edhe një herë të gjithë qytetarët për një proces korrekt, për besimin e dhënë e mbi të gjitha që përqafuan ndryshimin, si akt mëse i nevojshëm për qytetin tonë.
Tash është koha për punë e vizion për Prizrenin e të ardhmes dhe përmirësim të jetës së qytetarëve tanë, pa dallime.
Ky është Prizreni për të cilin unë do të angazhohem e qyteti për të cilin ne kemi nevojë.
Të bashkuar për Prizrenin që duam!