Sfida më e re në Instagram ka kryefjalë pandeminë!

Prej muajit Mars bota po kalon një periudhë aspak të lehtë ‘falë’ pandemisë së Covid-19 që po na sfilit dita ditës. Izolim total për muaj më radhë, virus, pandemi, infektime, vdekje, maska, dezinfektim…janë termat që me siguri edhe ju ashtu si ne do të donit të zhdukeshin nga fjalori.

Përpos urimeve që thamë çdonjëri prej nesh kur akrepat e orës u puthën në orën 12;00 më 1 janar 2020, viti i ri, as nuk nisi e as nuk po mbaron ashtu siç do të donim. Nisur nga kjo personazhë të famshëm, kanë nisur një sfidë të re në Instagram (për ta zbutur pak situatën me humor).

Për çdo muaj të vitit 2020, ata kanë vendosur një foto me një mimikë që sipas tyre i përshtatet përjetimeve të atij muaji.

#2020challenge është hashtagu që po shohim këto kohë në Instagram, nisur nga Reese Witherspoon, për t’u pasuar nga emra të tjerë të njohur…