Sevilla mposht Atleticon në minutat e fundit

Sevilla ka shënuar fitore ndaj Atletico Madrid me rezultat 2:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të në La Liga.

Sevilla kaloi në epërsi përmes Rakiticit që realizoi gol në minutën e shtatë.

Kroati realizoi një nga golat më të mirë në karrierë nga një distancë e largët.

Felipe barazoi rezultatin në minutën e 33-të, rezultat ky që mbylli pjesën e parë.

Ndeshja po shkonte drejt përfundimit, kur Ocampos realizoi për 2:1 në minutën e 89-të dhe për një fitore madhështore të andaluzianëve.

Me këtë fitore, Sevilla shkon në kuotën e 37 pikëve në vendin e dytë, pesë më pak se Real Madridi.

Në anën tjetër, Atletico mbetet i pesti me 29 pikë të tubuara.