Sevilla interesohet për Moratan
Alvaro Morata është një nga synimet e Sevillas të cilët po kërkojnë përforcime gjatë dimrit.
Sipas drejtorit të tyre sportiv, Morata është duke u përcjellur me një vëmendje të madhe nga skuadra andaluziane.
Sulmuesi vazhdimisht është lidhur me një largim nga Chelsea këtë sezon, ku ka shënuar vetëm pesë gola.
Drejtori sportiv i Sevillas, Joaquain Caparros, ka refuzuar të flet se a do ta transferojë lojtarin e Chelseat.
“Ne po punojmë në shumë emra. Gjëja më e rëndësishme është se lojtarët po duan të vinë në Sevilla, por cilët janë ata nuk do të tregoj”, ka thënë ai