Serie A thyen rekord
Java e parë e sezonit të ri 2019/20 në Serie A ka vendosur rekord të ri në ligë sa i përket frekuentimit të tifozëve nëpër stadiume.
Xhiro hapëse mblodhi mesatarisht 26.000 tifozë – që është rekord i ri në Serie A që prej sezonit 2004/05 kur Serie a e kishte rritur numrin e ekipeve në 20, transmeton Gazeta Express.
Ardhja e disa emrave të mëdhenj dhe fillimi i sezonit më vonë se zakonisht, mendohet të jenë ndër arsyet e këtij rekordi.
Pjesëmarrja më e madhe u pa në San Siro, 64.188 tifozë u mblodhën për ta parë Interin duke e dërrmuar Leccen 4:0.
Olimpico ishte i dyti me 38.779 tifozë, në ndeshjen e Romës (3:3) kundër Genoa.