Gjiganti

Seria elektrike BMW 1 arrin më 2021

Gjiganti gjerman BMW do të zhvillojë të paktën 12 modele plotësisht elektrike dhe 13 modele plug-in hibrid gjatë katër viteve të ardhshme.

Këto vetura do të kenë motor elektrikë dhe dizajni pritet të jetë saktësisht identik me serinë 1 tradicionale.

Për dallim nga Seria 1 me motorët me djegie të brendshme, hatchback-u elektrik nuk do të ketë një maskë të marrjes së ajrit dhe do të marrë ngjyra të gjalla.

Modeli i ri do të zhvillohet falë një arkitekture fleksibël të kompanisë bavareze që mundëson elektrifikimin e të gjitha modeleve nga Seria 1 deri në X7 SUV.

“Do të shihni veturat elektrike edhe në platformën e veturës me boshte të përparme. Klientët tanë do të kenë disa zgjedhje. Ata do të marrin gjithçka që dëshirojnë, një X3 hibrid, një seri elektrike 4. Ky është një hap i madh dhe një ndryshim i madh në strategjinë tonë”, tha kryeshefi i BMW-së, Robert Irlinger.

Spekulohet se hatchback-u elektrik me bazë Serinë 1 do të mbajë shenjën i1 që do të jetë standard për modelet EV nga BMW.

Megjithatë, një nga pionierët elektrikë bavarezë i3 nuk ka gjasa të mbajë pamjen e modelit aktual.

loading…