Sergio Ramos deklarohet pas “grushtimit” të Messit

Sergio Ramos ka insistuar se ai nuk ka dëshiruar ta dëmtojë qëllimisht Lionel Messin, kur kjo dyshe u përplasë gjatë ndeshjës së mbrëmshme.

Ramos e Messi u përfshinë në një përplasje gjatë pjesës së parë të ndeshjes së mbrëmshme në Santiago Bernaneu, ku Ramos shpëtoi pa u ndëshkuar me karton të verdhë pasi ishte gabimi i dytë i tij, transmeton koha.net.

Messi me zemërim u ballafaqua me Ramosin.

Por Ramosi vazhdoi të luaj lojën edhe pas këtij incidenti e pas lojës tha se Messi e “mori në mënyrë të keqe”.

“Këto gjëra ndodhin në lojë”, tha Ramos.

“Unë nuk doja që të kapesha me të. Megjithatë ai e mori shumë keq këtë. Referi e mori vendimin e tij dhe ky është fundi i kësaj për mua”, shtoi Ramos.

Ndërkohë Gerard Pique ka kritikuar Ramosin për përplasjen e tij me Messin, duke thënë se “Leo kishte gjak në gojën e tij, dhe ishte agresiv”.
https://twitter.com/i/status/1101943414831173632