“Qeveria e Serbisë do të punojë 24 orë që serbëve në Kosovë t’ua zgjidh problemet pasi që Prishtina e ka vënë taksën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë”, ka thënë Marko Gjuriq.

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën ka paralajmëruar se në takimin e mbajtur sot në Beograd me serbët e Kosovës janë pajtuar që e drejta, qetësia dhe aksionet qytetare për një ore të organizohen nesër në Kosovë.

Sipas tij, kjo po ndodh për tri arsye dhe se janë tri qëllime që duhet arritur. “I pari është që Serbia ta largojë politikën e kapitullimit, respektivisht të mos e pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

Qëllimi dytë, thotë Gjuriq, është ekzisetenca e popullit serb në Kosovë.

“Derisa sot kemi biseduar për situatën aktuale, policët e Kosovës dhe doganierët, e kanë konfiskuar mallin serb nëpër enklavat serbe, i kanë mbyllur shitoret, ua kanë marrë taegat dhe kanë kryer terror ndaj popullësisë serbe”, ka mashtruar ai.

Qëllimi i tretë, shtoi ai, është që serbët në Kosovë mos të ndjehen fajtor për diçka që nuk kanë fare faj. /Ballkani.info/