Serbi më i kërkuar nga autoritetet kosovare financon laboratorin për COVID-19 në veri VIDEO

Në Mitrovicë të veriut po vazhdojnë punimet në laboratorin e ri në të cilin parashihet të bëhen testet për COVID-19.

Ai po financohet nga Beogradi, saktësisht nga Milan Radojçiq, njeriu të cilin autoritetet kosovare të drejtësisë e konsiderojnë si të arratisurin më të kërkuar, njofton Klan Kosova.