Serbëve u ka hyrë frika në palcë

Lista Serbe, për shkak të shtrirjes së saj dominuese, pritet të triumfojë në zgjedhjet e 6 tetorit. Sipas njohësve të rrethanave politike, qytetarët serbë në Kosovë nuk kanë guxim të votojnë një parti tjetër

Në zgjedhjet e 6 tetorit pritet të garojnë katër subjekte politike serbe për 10 ulëset e garantuara në Kuvendin e Kosovës.

Si edhe në zgjedhjet e kaluara, Lista Serbe pritet të dominojë kundrejt Partisë së Pavarur Liberale, Partisë së Serbëve të Kosovës dhe koalicionit “Liria”. Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike.

Sipas tyre, Lista Serbe ka ngjallur frikë në komunitetin serb në Kosovë.

Sipas analizave të Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, ka pak gjasa të zbehet dominimi i Listës Serbe, pasi siç thonë ata qytetarët serbë s’kanë guxim të votojnë kundër Listës Serbe.

loading…