Serbët protestojnë kundër shpronësimit të tokës në Komunën e Leposaviqit

Qeveria e Kosovës ditë më parë kishte marrë vendim për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, në zonat kadastrale Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq.

Mirëpo, sipas vendimit për realizimin e kësaj është e nevojshme që të iniciohen dhe kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët e evidentuar.

Sipas burimeve të Telegrafit bëhet e ditur se gjatë shpronësimit të tokave në fshatin Dren, disa qytetarë të komunitetit serbë kanë dal për të shprehur pakënaqësitë e tyre, duke protestuar.

“Disa qytetarë serbë të pakënaqur kanë dal për të protestuar për shpronësimin e tokave në fshatin Dren. Nuk ka bllokim rruge. Rruga është e lirë për qarkullim”, i ka thënë burimi Telegrafit.

Ndërkaq, aty është paraparë të ndërtohet një stacion kufitar policor, por sipas informatave disa qytetarë të komunitetit serbë të enjten kanë bllokuar punimet atje.

Ndryshe, më 16 janar 2023, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ishte miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq.

Sipas vendimit, për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik” është e nevojshme që të iniciohen dhe kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët e evidentuar