Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë, gjatë vizitës në Beograd, se “qendrimi rus sa i përket Kosovës është i njohur”.

“Ne pajtohemi për zgjidhje në pajtim me Rezolutën 1244”, ka thënë Putin.

Ai ka shtuar se “hapat e fundit të Kosovës – vendosja e taksës për mallrat serbe dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës, kanë nxitur rrezikshmëri serioze”, transmeton Ballkani.info.

“Rusia, sikurse edhe drejtuesit e shtetit serb, është e brengosur, sepse ato veprime mund të dërgojnë në destabilizimin e Ballkanit”, ka thënë Putin.

Rusia sikur Serbia është e interesuar që Ballkani të mbetet stabil dhe i sigurt, ka thënë Putin në konferencë të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

E kjo deklaratë duket se i ka gëzuar serbët.

Mediat atje, pas largimit të Putinit nga Serbia, shkruajnë se deklarata për Kosovën ishte mesazhi kryesor i tij gjatë vizitës disa orëshe në Beograd.

Me titujt kryesor “Mesazhi thelbësor i Putinit”, mediat në Serbi raportojnë për përmendjen e Rezolutës 1244 si kornizë të “zgjidhjes së problemit të Kosovës”. /Ballkani.info/