Sensacioni i vitit “O shac” në një intervistë ndryshe, flet për vdekjen e babait dhe të vëllait

Zoja Kurti-Kelmendi, sensacioni i vitit 2020 ka folur sot në një intervistë më ndryshe në emisionin #Gjesi në T7.

Në ditën e fundit të vitit, emisioni #Gjesi ka sjellë disa orë transmetim live me intervista të ndryshme.

Në një intervistë ka folur edhe Zoja Kurti-Kelmendi që në opinion u bë e njohur pas publikimit të videos ku dëgjohej duke folur për burrin e saj.

Me termin “O shac”, Kurti-Kelmendi për një kohë ka qenë kryetemë e mediave.

Mirëpo, sot në emisionin #Gjesi ajo ka folur për dy tragjedi familjare.

Ajo ka zbuluar se i kanë vdekur për një kohë të shkurtër babai dhe vëllai.

“Në familje e kam pas gjithmonë një rol, i kam bë bashkë njerëzit, jam mundu edhe familjes me ju shpërnda pozitivitet. Të gjithë i kanë pasë sytë nga unë, nëse unë dorëzona të gjithë më shumë ishin mërzitë”, thotë ajo.

“I thojke nanës hajde bohemi si zoja edhe Fahruku që kanë thanë “o shac”. Kish fillu me ndi veten më dobët”, tregon t’i ketë thënë babai.

Ajo në këtë intervistë ka folur edhe për takimin e fundit që ka pasur me babanë e saj para se të ndërronte jetë.