Senad Gashi do të përballet me ish-kundërshtarin e Joshuas

Boksieri shqiptar, Senad Gashi të shtunën do të përballet me boksierin nga Kameruni, Carlos Takam.

Sky Sports raporton se Takam kthehet për herë të parë në ring që nga nokauti që kishte pësuar ndaj Derek Chisoras në muajin korrik, transmeton Koha.net.

Gashi – Takam do të zhvillohet në “O2” të Londrës.

Kujtojmë se Takam ishte përballur me kampionin e botës, Anthony Joshuan më 28 tetor 2017 për titull të botës.

Boksieri Gashi, 28 vjeçar, ka shënuar deri më tani 17 fitore e një humbje, me të gjitha fitoret të shënuara me nokaut. Me 16 prej tyre të përfunduara në dy rundet e para.