Tashmë janë bërë dy javë, që kur Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti si kryeministër i vendit, dhe se nuk ka asnjë thirrje nga presidenti për partitë që të caktohet një datë për zgjedhjet e parakohshme, shkruan Ballkani.info
Partitë opozitare këtë periudhë dy javore po e quajn si vakum për vendin.
Të njejtën kohë ky llojë vakumi ju ka dhënë hapësirë partive për të kalkuluar koalicionet e mundshme për zgjedhje.
Një kalkulim të tillë e ka dhënë sot edhe deputeti nga radhët e AAK-së Muharrem Nitaj, ku siç thotë ai një koalicion si AAK-LDK-PSD do ta mbështetke.
Por një gjë të tillë nuk e mohon e as e pohon edhe bashkëpartiaku i tij Rasim Selmanaj.
Deputeti Selmanaj në një prononcim për Ballkani.info tha se AAK-ja është e hapur për koalicione me ato parti që u përputhet programi dhe se nuk kanë diçka të prerë sa i përket koalicioneve.
“Jemi në kohën kur koalicionet janë të mundshme. Deri më tani nuk kemi si AAK diçka të prerë sa i përket koalicioneve. Ne mbetemi si parti e hapur për koalicione të mundshme me ato parti që na përputhet programi”, ka thënë Selmanaj./Ballkani.info







