Selmanaj: Kurti e ktheu tregun e Serbisë në Kosovë

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ka thënë sot në Kuvend se reciprociteti i Kurtit ishte kamuflim për ta shpëtuar qeverinë nga presioni ndërkombëtar dhe mashtrim i opinionit.

“A ishte reciprociteti si kamuflim për të shpëtuar nga presioni, apo mashtrim i opinionit? Doli se ishte të dyjat nga pak. Albin Kurti kishte 2 mundësi, e para të mos e heqë taksën e të shkojë në shtëpi me moral të lartë politik, apo të e heqë për të rregulluar marrëdhëniet me Amerikën. Nuk e bëri asnjërën”, tha Selmanaj.

“Populli e pa se Albini e ktheu tregun e Serbisë në Kosovë me heqjen e taksës”, potencoi Selmanaj në fjalimin e tij.