Selimi shkruan për dialog, Von Cramon dhe Ischinger e pëlqejnë

Ish-Ministri i jashtëm i Kosovës Petrit Selimi ka botuar një “zingjir” cicërimash në llogarinë e tij personale Tuiter ku ka riprodhuar deklaratat kryesore të ditës që janë bërë nga diplomatët amerikanë dhe europianë rreth dialogut.

Këto postime të Selimit brenda minutash u pëlqyen nga Ambasadori Uolfgang Ishinger, që ishte njëherish edhe kryenegociatori i BE-së pranë Marti Ahtisaarit gjatë shpalljes së pavarësisë, por edhe Euro-deputetja Viola Von Cramon.

Përndryshe sot mediat kosovarë kanë botuar disa qëndrimë të “forta”të përfaqësuesit special të SHBA-ve Escobar si dhe Ambasadorit Amerikan Christopher Hill rreth asociationit.

Selimi ka thënë fillimisht se “Kosova ka marrë disa porosi të drejtpërdrejta dhe serioze nga SHBA dhe BE. Fillimisht ishte Escobar që ka deklaruar se ‘zotimi i SHBA për Kosovën (duke përdorur emrin shqip), sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin është i patundshëm”. Por

Selimi më vonë citon Escobar që ka deklaruar dje në Këshillin Atlantik se “Asociacioni duhet dhe do të bëhet” por edhe Ambasadorin e SHBA-ve në Beograd Christopher Hill që ka deklaruar dje në një intervistë për një medium serb se “Kurti ka kuptuar që e ardhmja e serbëve në Kosovë është prioritet absolut dhe se duhet të zgjedhet në cfarëdo procesi të normalizimit”.

Ish-kryediplomati kosovar në fund thotë se “deri sa ka qartësi se cka po pritet nga Kosova (Asociacioi), ka shumë mjegull se cka po marrim. Propozimi Franko-gjerman është plani I vjetër I Ishingerit për “dy Gjermanitë”, por njohja immediate nga pesëshja e BE-së, anëtarësimi në Partneritet për paqe dhe rruga e garantuar në NATO janë minimum.”