Ish ministri i jashtëm i Kosovës Petrit Selimi, konsideron që Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), janë duke pritur që të përfundohen zgjedhjet në Serbi më 17 dhjetor në mënyrë që të publikohen gjetjet për sulmin në Banjë të Zveçanit.
Selimi, përmes një platforme në rrjetin social ‘X’, ka thënë se gjetjet do të tregojnë fajtorin e rastit të 24 shtatorit.
“Me sa duket Perëndimi po pret përfundimin e zgjedhjeve serbe për të publikuar gjetjet nga sulmi në Banjskë. Këto gjetje padyshim që do të tregojnë Serbinë si fajtore të përdorimit të forcave të armatosura terroriste. Faktet janë dërrmuese. Radoiçiq ka dalë i lirë pasi ka pranuar vrasjen e oficerit kosovar”, ka shkruar ai.
Presumably West is waiting for end of Serbian elections to publish findings from Banjskë attack. These findings will undoubtedly point at Serbia as culprit of using armed terrorist forces. Facts are overwhelming. Radoicic is walking free after admitting murder of Kosovo officer.
— Petrit Selimi (@Petrit) November 24, 2023







