Selimi: Oferta e Daut Haradinajt është përgjigje për hallet e Kryeqytetit

Ish-Ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Selim Selimi ka reaguar pas fotografive ku shihen grumbull i qytetarëve duke pritur në radhë për të kryer detyrimet ndaj Komunës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Selimi ka thënë se Prishtinës i duhet një kryetar ndryshe nga ai aktual dhe veçanërisht nga ata që po pretendojnë.

“Ky është rendi te Komuna e Prishtinës. Ja pse na duhet një kryetar ndryshe nga këta qe janë e veçanërisht nga ata që po pretendojnë. Pritjet e gjata nuk duhet të ekzistojnë. Oferta e Dautit për Prishtinën është përgjigje për hallet e qytetarëve. Kjo gjendje duhet të ndryshojë urgjent me një vendimarrës serioz”, ka shkruar Selimi.