Selim Selimi uron Lumir Abdixhikun për postin e kryetarit të LDK-së

Selim Selimi, ministri në detyrë i Drejtësisë ka uruar Lumir Abdixhikun për postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike.

Selimi ka theksuar se konsolidimi i qendrës së djathtë është më se i nevojshëm.

“Urime Lumir Abdixhiku! Konsidilimi i qendrës së djathtë është më se i nevojshëm”, ka shkruar Selimi në llogarinë e tij në Twitter.

Lumir Abdixhiku ka fituar 190 vota të delegatëve të Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai është kryetar i katër me radhët i LDK-së, njëherit kryetari më i ri në moshë.

Kundër-kandidatë të Abdixhikut kanë qenë Lutfi Haziri e Besian Mustafa.