Kandidati i AAK-së për deputet, ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, nderohet me titullin “Krenaria e Kombit” nga Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” – dega Deçan , transmeton Ballkani.info
“Prof. Dr. Shkodran Imeraj bashkë me prof. Afrim Balaj dhe z.Ismet Haskaj, që janë udhëheqës të kësaj organizate, më nderuan me titullin “Krenaria e Kombit”, me motivacion për kontributin e dhënë në sensibilizimin e çështjes së shqiptarëve të Kosovës Lindore” – dega Deçan.” ka shkruar ai në facebook.
Selimi në zgjedhjet e 14 shkurtit garon në listën e AAK-së me numër 100. /Ballkani.info/
Lajmi i plotë:
Jashtëzakonisht i nderuar me vlerësimin që më është bërë sot nga Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” – dega Deçan. Prof.Dr. Shkodran Imeraj bashkë me prof. Afrim Balaj dhe z.Ismet Haskaj, që janë udhëheqës të kësaj organizate, më nderuan me titullin “Krenaria e Kombit”, me motivacion për kontributin e dhënë në sensibilizimin e çështjes së shqiptarëve të Kosovës Lindore. Puna e këtyre historianëve duhet të ngritët në piedestal sidomos për hapjen e debatit për mbrojtjen e vlerave kombëtare.







