Selim Selimi i AAK-së e quan Arben Vitinë punëtor sezonal: Sapo që të përkeqësohet situata e ndrron “baushtellën”

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka ironizuar me kandidaturën e ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia, për kryetar të Prishtinës.

Selimi përmes një postimi në Twitter e ka quajtur Vitinë punëtor sezonal të qendrës.

Ai shtoi se Vitia e ndërron “baushtellën” sapo të përkeqësohet situata.

“Urime kandidatit te VV për Prishtinë. Puntor sezonal i qendrës. Sapo që të përkeqësohet situata e ndrron “baushtellën”, ka shkruar Selimi.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë e ka zyrtarizuar Arben Vitinë si kandidat për kryetar të Kryeqytetit.

Ministri aktual i Shëndetësisë do të garojë për të parin e kryeqytetit me partinë e kryeministrit Albin Kurti.