Seldi e harron Mimozën, ia vë syrin ish të dashurës së Butrint Imerit!

Është një nga moderatoret më të komentuara në Shqipëri.

Kiara Tito është komentuar për një lidhje me Butrint Imerin, por, kjo lidhje nuk u pranua kurrë nga ana tyre, përkundër fakteve që dolën në pah.

Sidoqoftë, moderatorja e ka marrë vëmendjen e këngëtarit Seldi Qalliu.

Në Instagram, Kiara ka hedhur një fotografi ku shihet e veshur me bikine dhe dukej shumë seksi, e Seldi siç duket nuk rezistoi pa ia pëlqyer imazhin.