Secili që hyn në Gjermani do të testohet për koronavirus

Personat që hyjnë në Gjermani nga vendet me rrezik të lartë, përfshirë Kosovën, do të duhet që t’i nënshtrohen testimit për koronavirus.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ua ka thënë këtë ministrave të Shëndetësisë të 16 landeve gjermane.

“Duhet ta parandalojmë infeksionet prej atyre që hyjnë në Gjermani dhe krijojnë zinxhirë të rinj infeksionesh. Prandaj, do të urdhëroj testim të detyrueshëm të të gjithë atyre që vijnë nga vendet me rrezik të lartë. Kjo shërben për t’i mbrojtur të gjithë qytetarët”, ka thënë Spahn.