Seanca e parë e sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 21 janar.

Klan Kosova merr vesh se kështu është vendosur sot në mbledhjen e Kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare.

Kryeparlamentari Veseli i ka paralajmëruar deputetët që të përfundojnë të gjitha procedurat nëpër Komisionet Parlamentare për Projektligjin e Buxhetit.

Ai po ashtu ka njoftuar se javën tjetër do të ftohet edhe një seancë e re për datën 31 janar ku do të miratohet buxheti i vitit 2019 dhe statuti i Trepçës.