Seanca e Kuvendit shtyhet për nesër në orën 10

Seanca e Kuvendit të Kosovës, është shtyrë për nesër, ditë e premte në orën 10:00.

Pas konsultimit me Shefat e Grupeve Parlamentare, Kadri Veseli ka thënë se për shkak të agjendës së ngjeshur dhe pranisë së disa delegacioneve, një pjesë e deputetëve po mungojnë. Me këtë rast, seanca do të shtyhet deri nesër.

Në këtë seancë parashihej të miratoheshin pikat e papërfunduara nga seancë plenare e datës 13, 14, 20 shtator dhe 15 shtator. Mbi 50 pika priteshin për miratim.