Scholes emërohet trajner i Oldhamit
Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes është emëruar trajner i ri i klubit nga League Two, nivelin e katërt të futbollit anglez, Oldham.
Oldham njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se Scholes është emëruar trajner i ekipit të parë dhe ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje një vit e gjysmë.
44-vjeçari ka punuar si analist futbolli që prej se u pensionua nga futbolli më 2011.
Here's the news you've been waiting for…
Latics Appoint Paul Scholes As New Manager! #oafchttps://t.co/Kc4O6jLvxa
— Oldham Athletic (@OfficialOAFC) February 11, 2019
Ai mori përvojë shkurtazi si trajner nën menaxhimin e Ryan Giggs gjatë qëndrimit të uellsianit si trajner i përkohshëm në Old Trafford më 2014.
Oldham renditet në vendin e 14-të në League Two me 42 pikë dhe me shumë pak gjasa për t’u ngritur një nivel më lartë, në League One.