SBASHK-u ofron dy mundësi për ndërprerjen e grevës

Menaxheri për financa në SBASHK, Ymer Ymeri, ka thënë para Kryesisë së sindikatës se ndryshimet e fundit në projektligjin për paga janë përafërsisht të njëjta me ofertën e Qeverisë.

Për këtë, sipas tij, nuk mund ta pranojnë projektligjin për paga.

“Janë dy mundësi: ose të tërhiqet projektligji dhe të qetësohet situata aktuale, ose që deputetët në seancë ta bëjnë një ngritje të koeficienteve, zgjidhje tjetër nuk ka”, ka thënë Ymeri.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se kërkesa e tyre mbetet e njëjtë: 30% ngritje të koeficienteve në Projektligjin për paga.

Ai u ka kërkuar përfaqësuesve të sindikatës nga komunat e Kosovës që të deklarohen një nga një nëse janë për vazhdim të grevës.